
Menjëherë pas daljes nga shtëpia e BBV, me një unazë të kushtueshme martese në gisht, Kiara Tito ka folur për Fun Club dhe ka ndarë disa nga pikëpyetjet që kishte publiku.
Kiara ka treguar që poshtë jorganit nuk ka ndodhur seks, veçse ndonjë masazhi.
“ Jo nuk ka ndodhur asgjë poshtë jorganit, thjesht putheshim, ndonjë masazh kështu dhe normal që s’ka ndodhur gjë. Normale që s’do e bënim kurrë aty, e kemi thënë që nga fillimi”- tha Kiara.
Pavarësisht divergjencave me vajzën nga Përmeti, Kiara është shprehur se në dasmën me Luizin kanë për ta ftuar edhe Efin duke u shprehur se, pasi të mbarojë loja inatet do harrohen.
“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Nga një moment që mendova ndarjen, kaluam ne një propozim martese. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja.
Efin do e ftojmë, besoj se po. Do mbaroj kjo lojë dhe e sigurt që gjithë inatet do kalojnë. Normale që do e takoj kur të dal.
Mendoj që do përballen kokë më kokë Efi-Luiz sepse Efi ka zënë polin e kundërt të shtëpisë, duke qenë se Olta u largua.’- tha Kiara.
Lini një Përgjigje