
Hera-herës Big Brother ngjan me një qendër rehabilitimi për njerëz që kanë probleme të shëndetit mendor. Banorët e asaj shtëpie kanë nevojë për psikolog, jo vetëm kur të rinisin jetën normale, por edhe gjatë ditës, përsa kohë janë aty brenda.
Një shembull i kësaj situate është debati mes Olës dhe Vserlos.
Ola i kthehet banorit duke i thënë se ai do të japë llogari një për një për gjërat që i ka thënë dhe shton ‘por jo këtu’, një kërcënim i hapur ky për banorin me ‘gjuhë helmi’ dhe sjellje aspak etike. Vserlo i drejtohet duke e pyetur nëse po e kërcënon dhe banorja i përgjigjet ‘jo’.
Ola: E di si i ke? Të gjitha të shënuara, e di si do japësh llogari për këto? Një më një do japësh llogari
Vserlo: Boll u fëlliqe. Në këto momente që po flasim, e vetmja gjë me vlerë që ke, është çakmaku që erdha e të kërkova, kaq
Ola: Normale, kush ta jep ty. Ti do japësh llogari djalë i dashur, por jo këtu
Vserlo: Mirë. Ça, po më kërcënon për jashtë?
Ola: Jo
Vserlo: Po më kërcënon mua jashtë, pasi më ke lënë 4 lajthi dhe më ke lagur me ujë?
Ola: Je aq i ulët. Unë nuk jam si ti që të luaj me ushqim që është gjynah
Vserlo: Po ma hodhe moj, koherenca zero
Ola: Nuk ta kam gjuajtur unë, nuk jam spiune të tregoj
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje