
Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj duket se e kanë çuar lidhjen e tyre të dashurisë në një tjetër nivel.
Më herët Elhaida pozoi me duart tek barku, duke dhënë mesazh se ishte shtatzënë. Por më pas mesa duket, u kujtuan që duhet të fejohen e martohen njëherë, pastaj kollaj ajo punë.
Këngëtarja para dy ditësh festoi ditëlindjen ndaj dyshja romantike zgjodhën që ta festonin së bashku në një udhëtim të veçantë në Milano.
Në një foto të postuar në Story-t e balerinit shihet dora e Elhaidës me një unazë fejese në të dhe fjalët e ndjera në anglisht: Përgjithmonë e imja.
Sigurisht që diçka e tillë u ripostua në Instagramin e këngëtares dhe rrjeti nisi të ‘ziente’ nga idea se çifti mund të jenë fejuar.
Mos ndoshta Lediani i ka propozuar për martesë, pikërisht ditën e datëlindjes?!
Mbase, së shpejti çiftin do ta shohim të ecë drejt altarit.

Lini një Përgjigje