TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Gusht 2023, 21:17

"O hajde luj qyqek!", Dua Lipa 'i vë flakën' Ksamilit (video)

Shkruar nga Pamfleti

"O hajde luj qyqek!", Dua Lipa 'i vë flakën'

Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare Dua Lipa është duke kaluar pushimet në Shqipëri, e mesa  duket po i shijon më së shumti.

Në një video të publikuar nga vetë artistja në Ksamil, ajo shihet teksa kërcen një ndër këngët historike të vendit tonë ‘Hajde luj qyqek’. Artistja duket mjaft e lumtur teksa përbri shkruan ‘energjia këtë verë’.

Në fillim të gushtit Dua Lipa kaloi disa ditë pushime me familjen dhe miqtë në bregdetin shqiptar. Më vonë ajo shkoi në Greqi për të kaluar pushimet me partnerin e saj, Romain Gavras. Ndërsa tre ditë më parë Dua u rikthye sërish në atdhe duke kaluar një verë të paharrueshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

dua lipa pushime ksamil

Lini një Përgjigje