TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Gusht 2023, 12:45

Fjolla Morina del nga spitali psikiatrik, i rikthehet punës

Shkruar nga Pamfleti

Fjolla Morina del nga spitali psikiatrik, i rikthehet punës

Gjendja e Fjolla Morinës duket më e mirë, pasi mori ndihmën e duhur mjekësore. Muajin e kaluar ajo u shtrua në klinikë e trajtimi përfundoi ditë më parë. Këngëtarja është rikthyer sërish në shtëpi pranë fëmijëve të saj teksa është rishfaqur edhe në rrjetet sociale.

Ajo publikoi edhe një video në Instagram ku ka bërë me dije se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike, por që me ndihmën e mjekëve tani është më mirë.

“Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mirë, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tonë në Prishtinë, Ju përshëndes dhe një herë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja në një video pas daljes nga spitali.

E tani ajo i është rikthyer edhe punës. Fjolla ka publikuar në mediat sociale ditën e sotme foto nga dyqani i saj i rrobave në Prishtinë.

Këngëtarja nuk ka shkruar asgjë krah tyre, duke lënë thjesht të nënkuptohet se po vazhdon jetën normalisht.

Fjolla Morina del nga spitali psikiatrik, i rikthehet punës

fjolla morina spital psikiatrik dyqani i byrekut

Lini një Përgjigje