TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Gusht 2023, 09:08

Shqiptarja e përzgjedhur në ‘Voice Australia’ nga Rita Ora: Nuk përshkruaj dot lumturinë kur ajo më pyeti për mbiemrin

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarja e përzgjedhur në ‘Voice Australia’ nga Rita

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora karrierës së saj të suksesshme prej kohësh i ka shtuar edhe angazhimin si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”.

Rita mes anëtarëve të tjera ka për detyrë që të përzgjedh talentet e Australisë, por një befasi e papritur për të ndodhi në episodin e radhës të spektaklit të muzikës.

Një prej konkurrentet pjesëmarrëse qëlloi të ishte me prejardhje nga Kosova, një fakt që e lumturoi pafund këngëtaren.

Pas performancës, Rita me të kuptuar se Sihana Haxhnikaj kishte prejardhje shqiptare foli shqip me të.

Sihana ka lindur në Sydney, pasi prindërit e saj emigruan në Australi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Atje ajo tani po ndjek ëndrrën e saj më ta madhe që të bëhet një këngëtare profesionale.

16-vjeçara u përzgjodh nga Rita në ekipin e saj, për të vazhduar rrugën drejt finales së madhe.

Në një intervistë për Klan Kosova ajo foli për të gjitha emocionet e përjetuar atë mbrëmje dhe ëndrrën e realizuar që të punonte me Ritën.

“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam bërë shumë e lumtur dhe e entuziazmuar, gjithmonë e kam dashur Ritën, që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë.

Kur më ka pyetur për mbiemër kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thashë përsëri ajo u shokua se ajo e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, tha konkurrentja shqiptare e “The Voice Australia”.

rita ora voice australia sihana haxhnikaj

Lini një Përgjigje