TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Gusht 2023, 12:21

‘Kopjoi dasmën tënde me Kiarën’, Luiz Ejlli përgjigjet për ceremoninë martesore të Megi Topallit

Shkruar nga Pamfleti

‘Kopjoi dasmën tënde me Kiarën’, Luiz Ejlli

Luiz Ejlli ka komentuar për herë të parë në mënyrë indirekte dasmën e ish-partneres së tij të 10 viteve, Megi Topalli.

Kjo e fundit realizoi një dasmë me bashkëshortin, me të cilin ka edhe dy fëmijë, në qershor. Dasma e saj shkaktoi goxha zhurmë mediatike pasi erdhi pas asaj të Luizit dhe Kiarës në maj në “Big Brother VIP”.

Në një video live që ka realizuar me ndjekësit e tij në Instagram së fundmi Luizi u pyet se: “Çfarë mendon për ata që të panë ty që u martove dhe u martuan edhe ata?”

Kësaj pyetjeje Luizi iu përgjigj duke thënë:

“Vetëm u shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë”.

Pas daljes nga formati, Luizi foli me konsiderata për Megin dhe familjen e saj duke thënë se gëzon respekt dhe u uron më të mirat.

luiz ejlli dasma megi topalli

Lini një Përgjigje