TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Prill 2023, 08:21

Nuk e njohu në Big Brother, Olta Gixhari tregon si e priti djali i saj në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Nuk e njohu në Big Brother, Olta Gixhari tregon si e priti djali i saj

Ish-banorja e Big Brother, Olta Gixhari, ka folur për herë të parë duke dhënë më tepër detaje pas daljes së saj nga shtëpia.

E pyetur nga Donaldi dhe Romeo se si është marrëdhënia e saj me djalin Dorin, Olta tregoi se e kanë rikuperuar shumë shpejt kohën që qëndruan larg njëri-tjetrit, duke pohuar kështu se  gjithçka shkon shumë mirë.

Aktorja kërkoi vetë daljen nga shtëpia më e famshme, pasi nuk mund të rrinte edhe më gjatë pa djalin e saj, të cilin nuk e kishte takuar që nga hyrja në Big Brother, duke qenë se finalja u shty edhe një muaj.

Olta zbuloi se ndryshe nga frika e saj, se ai nuk do ta njihte pas qëndrimit pothuajse 100 ditë, djali i kishte qëndruar afër dhe rikuperimi mes tyre ishte i shpejtë.

“Dua të them se është me shumë rëndësi duke qenë se natën e prime-it që unë dola, djali ishte pak i ftohtë, ku unë qava dhe thash se më kishte harruar, dua të them që pikërisht atë natë që unë vajta në shtëpi ai hidhej sipër krevatit, ka ndenjur zgjuar deri në katër të mëngjesit dhe thoshte: ‘Mami mami të dua shumë’”, tha Olta.

“Rikuperimi ishte shumë i shpejtë dhe për këtë jam e lumtur”, shtoi ajo.

Ajo emocionoi publikun me takimin prekës me djalin e saj, natën që la shtëpinë e Big Brother.

Ndërkohë ajo u pyet edhe për partnerin e saj dhe se si e priti ai.

Donald: A e kishte marrë malli?

Olta: Po e kishte marrë malli shumë.

Donald: A ishte rezistent?

Olta: Në ç’kuptim?

Donald: Në kuptimin mendor…

Olta: Po nga ‘mendorja’ ishte shumë mirë.

Romeo: A ishte ashtu siç e ke lënë, apo më mirë?

“Rikuperuam shumë shpejt”, tha Olta pas qëndrimit të saj 98 ditë brenda shtëpisë, ku si një lojtare e fortë, pritej të ishte një finaliste.

big brother vip olta gixhari

Lini një Përgjigje