
Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ka folur në lidhje me situatat në Big Brother ku sqaroi shumë situata të ndodhura aty brenda.
Ish-konkurrentja komentoi gjithashtu dhe Zhaklinën, ku tha se edhe pse është feministe, kurrë s’i tha një fjalë të mirë.
“Ajo Zhaku që bën si feministe, si s’më tha një fjalë të mirë në 3 muaj”, tha Olta.
Donaldi dhe Romeo e pyetën nëse Zhaklina kishte kontaktuar me Oltin, pas audios që qarkulloi, por Olta e mohoi. “Dori nuk ka folur asnjëherë me të”, tha Olta.
Më tej aktorja e njohur ka ironizuar me famën që ka marrë Luizi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.
E ftuar te vëllezërit Veshaj, ajo ironizoi duke thënë se përse nuk i ngrenë një lapidar.
Olta: Ngrijini more një lapidar, ngrijini Luizit një lapidar, duhet të ngrihet një lapidar për Luizin në çdo lagje.
Romeo: Ti mund ta kesh inat sa të duash ai është më i mirë se ty.
Olta: As vetë se besove këtë që the.
Donald: Do doja të ndalesha pak edhe në diçka që ti i thoje Luizit që i thoje, ‘kë ka këtu brenda ky o vëlla’. Më kë e kishe dhe pse me Eduart Grishajn.
Olta: Aty ngaqë janë shkodranë dhe janë shokë dhe e mbronte.
Lini një Përgjigje