TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Prill 2023, 15:57

Uanda Nara i rikthehet TV, bashkëshortja e Mauro Ikardit do të drejtojë emisionin e njohur të gatimit

Shkruar nga Pamfleti

Uanda Nara i rikthehet TV, bashkëshortja e Mauro Ikardit do të

Uanda Nara, bashkëshortja e sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi, i  është rikthyer ekranit. Ajo do të jetë prezantuesja e emisionit të njohur të gatimit MasterChef në Argjentinë. Lajmin e konfirmoi vetë “showgirl-i”, që ka publikuar edhe disa foto nga studioja e gatimit.

“Jam shumë e lumtur që do të drejtoj një program kaq të bukur dhe argëtues”, u shpreh Uanda Nara. MasterChef është formati televiziv me kuzhinierë kryesisht amatorë, ndërkohë që emisioni do të transmetohet në Telefe. Juria e këtij emisioni do të përbëhet nga tri kuzhinierë të njohur në Argjentinë.

Edhe pse emri i Uanda Narës po mendohej prej disa javësh, ishte gazetarja Marsela Tauro ajo që konfirmoi e para këtë risi në drejtim. Uanda ishte gati të merrte pjesë në sezonin e dytë të këtij reality show, por ajo kishte kërkuar një kurs të mëparshëm gatimi nga një profesionist i suksesshëm gastronomie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)

uanda nara modelja argjentinase bashkëshortja e mauro ikardit

Lini një Përgjigje