
Mbrëmja e kaluar u shoqërua nga debate të forta me Luizit dhe Kristit. Këtij të fundit i mbeti qejfi me Luizin, pasi më parë ata kanë qenë miq, ndërsa tani që u futën banorët e rinj, ai ndryshoi.
Luizi i tha Kristit se ai e ka treguar shoqërinë me të kur doli në nominim me Armaldon. Ai shtoi se Kristi do e tregojë shoqërinë, kur ai të dalë në nominim me të dhe Dean.
‘Aty do shihet’- tha Luizi, ‘nëse Kristi do e lërë lojën mënjanë për shoqërinë apo jo’.
Kristi u shpreh se një shok, nuk të fut në tualet vetëm në kuadër të lojës dhe një shok nuk të shan siç Luizi ka bërë në fillim me të.
Luizi u shpreh se në fillim Kristi e ka sharë shumë atë. Ky i fundit tha se e ka sharë ‘injorant’, pasi si i tillë sillej.
Lini një Përgjigje