
Filmi që pritet të shohë si protagonistë Luizin dhe Oltën është ‘kryefjala’ e mediave rozë këto ditë. Përveç faktit që dy ‘armiqtë’ e BBV2 do shihen si një çift i dashuruar në film, po diskutohet shumë edhe se regjisor do jetë Eduart Grishaj.
Në fakt, nuk është aspak e vërtetë! Edi, një ish-kameraman në TCH, u bë regjisor pas lidhjes së dashurisë me Arbana Osmanin. Ambicioz në dashuri, u tregua ambicioz edhe në karrierë, duke u ngjitur lart e më lart dhe duke marrë projektet e bashkëshortes si: ‘Dua të të bëj të lumtur’, apo ‘Big Brother Vip’.
Gjithsesi, filmi që do shohë në ekranin e kinemasë ish-protagonistët e Big Brother Vip2, do mbajë firmat e Koloreto Cukalës dhe Ledion Liço, ky i fundit kuptohet, në rolin e producentit.
Filmi në fjalë pritet të finalizohet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lançohet për publikun. Për titullin e tij ka dyshime se do të jetë “Në kuadër të dashurisë” dhe do të shfaqë një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre.
Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.
Të shohim! /Pamfleti
Lini një Përgjigje