TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Maj 2023, 10:28

Festivali i Filmit në Kanë, Tom Hanks filmohet duke debatuar me punonjësin e eventit në tapetin e kuq

Shkruar nga Pamfleti

Festivali i Filmit në Kanë, Tom Hanks filmohet duke debatuar me

Festivali i Filmit në Kanë ishte një event që në përgjithësi kaloi pa incidente, por kamerat kanë kapur aktorin Tom Hanks të inatosur pikërisht në tapetin e kuq.

Aktori 66-vjeçar u duk se kishte një debat të ashpër me një anëtar të stafit të festivalit teksa po ecte në tapetin e kuq me bashkëshorten Rita Wilson. Aktori i njohur u filmua duke i drejtuar gishtin punonjësit.

Anëtari i stafit duket se po përpiqej të qetësonte situatën. Më pas, Hackens dhe Wilson vazhduan në tapetin e kuq për të pozuar të buzëqeshur për fotografët. Pamjet e Tom Hanks të irrituar kanë bërë xhiron e internetit.

Gruaja e tij donte të rregullonte situatën dhe të shpjegonte se çfarë ndodhi në të vërtetë me anëtarin e stafit.

Në një postim në Instagram, aktorja shkruan: “Kjo quhet: “Nuk të dëgjoj”. Njerëzit po bërtasin. “Çfarë thatë? Ku duhet të qëndrojmë?” Por kjo nuk shet histori. Përpjekje e bukur. Kaluam një kohë të mrekullueshme’

Festivali i Filmit në Kanë, Tom Hanks filmohet duke debatuar me

tom hanks sherr tapeti i kuq

Lini një Përgjigje