TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Mars 2025, 09:54

Një tjetër personazh Big Brother-i, kandidat për deputet; për kë bëhet fjalë

Shkruar nga Pamfleti

Një tjetër personazh Big Brother-i, kandidat për deputet;

Tenori Armaldo Kllogjeri, ose siç e njohin ndryshe, Maestro i Big Brother, ka vendosur të ngjitet në skenën politike, pasi e ‘zbritën’ nga skena e operës.

Pas një aventure televizive në Big Brother, ku ra në sy jo vetëm për zërin e këndshëm, por edhe për karakterin e tij të qetë dhe tolerant në debatet me Luis Ejllin, Maestro tani ka vendosur të provojë veten në një tjetër reality show – politikën shqiptare.

Duket se largimi nga Teatri i Operas dhe Baletit e ka bërë të reflektojë: në Shqipëri të leverdis më shumë një vend në listat e deputetëve sesa të mbështetesh te talenti. Dhe kështu, i zhgënjyer nga arti, por i frymëzuar nga politika, Maestro po përpiqet të gjejë vendin e tij mes akordave të PD-së në Elbasan. Me gjasë do të përqëndrohet në zonën e Gramshit, atje ku ka kaluar fëmijërinë e tij dhe ku ruante ende miqësitë e vjetra.

Një tjetër personazh Big Brother-i, kandidat për deputet;

kandidat armaldo kllogjeri

Lini një Përgjigje