TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Mars 2025, 15:43

“Ti ke flirtuar me mua!”, Gerta ka informacion nga jashtë apo Valbona pëlqen femrat?

Shkruar nga Pamfleti

“Ti ke flirtuar me mua!”, Gerta ka informacion nga jashtë apo

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Valbonës dhe Gertës dhe shkak është bërë buxheti i javës. Pasi banorët morën vesh se kishin fituar vetëm 50 për qind të buxhetit nga sfida e “Lori Caffe”, ata nisën duke aluduar nëse ishte për të gjithë apo edhe e atyre që e kanë dështuar atë.

“E di unë si e ndaj buxhetin se jam lidere”, tha Gerta, e kaq mjaftoi që Valbona t’i kthehet: “Jo ti nuk je kompetente. Është i të gjithëve. Ça do ndash ti?”

Gjithashtu në momentin që Gerta nisi të ndante punët e shtëpisë, Valbona kundërshtoi:

“Asnjë punë shtëpie nuk do të bëj. Kur ke qenë herën e parë lidere ta kam bërë dritë, po nuk e meriton se je shpifëse, mashtruese. I ke të gjitha të zezat”.

Gerta në një moment i thotë Valbonës se është si burrë dhe shton “Edhe ti ke flirtuar me mua, në fillim fare më je ngjitur, me zor të kam shqitur nga vetja”.

Gerta: Si burrë është

Valbona: Ti vazhdo e flirto me Aldon dhe me Gjestin. Kujdes gjoksin se po të del jashtë, mbulohu zonja Gixhari se do të hash ndonjë gol tjetër më të madh

Gerta: Aldo hajde e flirtojmë pak. O burrë, si burri i shtëpisë je. Shih si je. Edhe ti ke flirtuar me mua, në fillim fare më je ngjitur, me zor të kam shqitur nga vetja

Valbona: Po, po

Gerta: E di se të pëlqejnë edhe gocat

Valbona: Unë vdes për vajzat, jo për çunat

Gerta: Prandaj nuk të puth Laerti, e ke maskilitetin në trup, ashtu të ka bërë Zoti, je si burrë

Valbona: Madje e kam rrëfyer, presim ta nxjerrë Vëllai i Madh

Këto fjalë duken pak të njohura. Në një intervistë të Bledi Manes, gazetari deklaroi se Valbona nuk do meshkujt, por është e dashuruar me Rozanën dhe sipas tij, të dyja vajzat kanë pëlqim me njëra tjetrën. Mos vallë Gerta ka informacion nga jashtë, apo e mendon vërtet një gjë të tillë?

 

gerta valbona flirtim

Lini një Përgjigje