TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Mars 2025, 13:48

“Mos e përmend më babain tim o fëlliqësirë”, Rozana tenton të largohet nga Big Brother pas sherrit me Gertën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Mos e përmend më babain tim o

Një debat i ashpër mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother Albania, duke kaluar në ofendime të rënda dhe përfshirë edhe familjarët.

Shkëndija që ndezi këtë konflikt ishin komentet e Rozanës, e cila i thoshte Gertës se ishte një turp për prinderit te saj duke u drejtuar ketyre te fundit qe te vinin ta merrnin. Gerta nga ana tjeter i përmendi Rozanës babanë e ndjerë, gjë që e bëri artisten të humbasë qetësinë. E prekur thellë, Rozi reagoi ashpër, duke gjuajtur tavolinën dhe duke shpërthyer në britma:

“Emrin e Nand Radit mos e përmend më! Emrin e babait tim mos e përmend më. Boll ke denigruar. E ndyrë. Je një femër e degraduar, e mbaruar!”,  u dëgjua të thoshte ajo, teksa largohej e revoltuar nga oborri, e duke thënë se do linte shtëpinë. Ajo u pa që u fut në dhomën e rrëfimit.

Kjo përplasje nuk është e para mes dy banoreve, pasi tensionet mes tyre kanë qenë të pranishme që prej fillimit të spektaklit. Megjithatë, situata e fundit duket se ka arritur kulmin, duke lënë një atmosferë të rënduar në shtëpi.

Nuk dihet ende nëse produksioni do të marrë ndonjë masë lidhur me rastin në fjalë.

 

rozana dhe gerta sherr

Lini një Përgjigje