TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Mars 2025, 13:11

Video virale/ Pikëpyetjet e daljes së Shkëlzenit nga shtëpia

Shkruar nga Pamfleti

Video virale/ Pikëpyetjet e daljes së Shkëlzenit nga shtëpia

Mbrëmjen e djeshme Shkëlzeni la shtëpinë e Big Brother Vip ‘pa ngrohur mirë vendin’. Edhe pse nuk kishte kohë që ishte bërë pjesë e shfaqjes reality, ai është eliminuar mbrëmë. Mirëpo në rrjet kanë nisur spekulimet se pas largimit të tij fshihet diçka dhe gjithçka ka qenë e planifikuar nga produksioni.

Në një video në TikTok, e cila tanimë është bërë virale, Shkëlzeni, gjatë një debati me Gjestin thotë “Ka folur dhoma e rrëfimit, jo Egli”, kur kjo e fundit ishte ende brenda Big-ut.

Nga ana tjetër, kur Ledioni  thotë emrin e Shkëlzenit për të lënë shtëpinë, ish-banori tanimë bën një buzëqeshje ironike, si për të dhënë të kuptuar se ‘e dinte që kjo do të ndodhte’.

Ndjekësit kanë bërë lidhjen mes asaj fraze të thënë nga Shkëlzeni dhe daljes së tij, duke aluduar se ajo frazë ishte arsyeja e eliminimit nga Big Brother.

shkelzeni dalja

Lini një Përgjigje