
Këngëtarja Eneda Tarifa dhe sportisti Gent Lasku, duket se po e çojnë në një tjetër nivel lidhjen e tyre të dashurisë. Një video e postuar së fundmi nga artistja e njohur Eranda Libohova në shoqërinë e disa personazheve të njohura dashur padashur na ka zbuluar “një sekret”. Teksa festonin datëlindjen e regjisorit të njohur Petri Bozo, Eneda shfaqej me një bark shumë të rrumbullakosur, gjë që jep idenë se këngëtarja është në pritje të ëmbël.
Me një hulumtim të shkurtër në Instagramin e saj, vumë re që edhe në video të tjera ajo shfaqet me bark paksa të fryrë. Nga ana e këngëtares nuk ka patur asnjë konfirmim për lajmin.
Kujtojmë se partneri i saj Gent Lasku vjen nga një martesë nga e cila ka tre fëmijë, ndërsa Eneda ka një vajzë me martesën e parë.
Epo, në qoftë e vërtetë, urime!
Lini një Përgjigje