TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Mars 2025, 15:56

Mevlani mesazh të koduar Livias: Kush të trishtoi më shumë?

Shkruar nga Pamfleti

Mevlani mesazh të koduar Livias: Kush të trishtoi më shumë?

Kur Livia ishte brenda “BBVA4” mori një mesazh të ndjerë nga Mevlani, aq sa u habitë të gjithë se si mund të shprehte aq shumë këngëtari, kur pret nga një vajzë tjetër një fëmijë.

Por nuk mbeti me kaq, pas këtij mesazhi, Melo dha një intervistë ku nuk i hiqte as një presje mesazhit që kishte dërguar, duke përforcuar më shumë mendimin që ai ka ndjenja dhe madje shumë për ish-banoren e Big Brother.

Më pas u mësua që të dy do ishin në Itali dhe u mendua që ata do takoheshin atje. Për më tepër historia me nënë e fëmijës së tij, u mësua që mori fund.

Por duket se Livia është e vendosur për të mos u kthyer me Mevlanin dhe këtë e mësuam nga një Instastory që ky i fundit ka publikuar.

“Më thuaj, kush të trishtoi më shumë: ata që zgjodhe, apo ata prej të cilëve hoqe dorë?”. /Pamfleti

Mevlani mesazh të koduar Livias: Kush të trishtoi më shumë?

 

livia mevlani

Lini një Përgjigje