TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Mars 2025, 14:35

Gjesti nuk mban më, i thyen vezën në fytyrë Vserlos dhe Olës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gjesti nuk mban më, i thyen vezën në fytyrë Vserlos dhe

Dita sot në Big Brother nuk ka qenë aspak e qetë, sidomos pasi banorët u mblodhën në dhomën e ndenjes. Teksa Gjesti po luante me Aldon dhe Shkëlzenin, Vserlo dhe Ola i kanë ngacmuar.

Vserlo tentoi që t’u merrte ‘topin’ që banorët kishin improvizuar dhe Gjesti iu kundërpërgjigj duke i thyer një vezë në fytyrë. Ai nuk e priti aspak mirë këtë veprim të banorit dhe iu kthye duke i bërtitur:

“Më ke gjuajtur në fytyrë. Më ke gjuajtur te hunda dhe te buza”.

Më pas ai u ngrit në këmbë dhe mori diçka për t’ia hedhur në trup, po Ola, Rozana dhe Laerti i thanë që të mos bënte njësoj si ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Gjesti nuk e la me kaq pasi mori një tjetër vezë dhe ia hodhi Olës, e cila po thoshte se me pataten që e kishin bërë si top mund t’u binte në fytyrë.

Ola nuk reagoi pas veprimit që bëri Gjesti por u çua dhe u largua.

“A doni me luajtur, loja me vezë, e mbaruam lojën ne, tani po ju ngacmojmë ne ju”, thoshte Gjesti pasi i theu vezën në kokë Olës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

gjesti veze vserlo dhe ola

Lini një Përgjigje