TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Mars 2025, 12:46

Egli do rikthehet në Big Brother?

Shkruar nga Pamfleti

Egli do rikthehet në Big Brother?

Egli vazhdon të diskutohet nëpër rrjetet sociale dhe mediat rozë, pavarësisht largimit të saj nga shtëpia. Ka disa që e quajnë viktimë, disa që mendojnë se ishte posesive dhe të tjerë akoma që gjejnë edhe ku mund të jetë tani.

Ditën e djeshme u publikua lajmi se Egli mund të jetë në jug të vendit, konkretisht në Palasë me një mikeshën e saj.

Egli do rikthehet në Big Brother?

Ndërsa sot Ronaldo Sharka, ka ‘ndezur’ një tjetër teori: rikthimin e Eglit në BBV.

Ronaldo thotë në një intervistë për “Wake Up” se përshtypja e tij është që Eglit mund të rikthehet në BBV.

"Përshtypja ime personale është që Egli edhe mund të rikthehet, dhe nëse e bën shanset për ta fituar janë të mëdha. Ndonëse duket si e pamundur, situata të tilla dhe rikthime që kanë habitur publikun kanë ndodhur edhe në edicione të shkuara, e kjo po ashtu është një formulë që ka funksionuar edhe në BBV-të më të suksesshëm jashtë vendit. Se ç’mund të ndodhë, mbetet për t’u parë…", tha ai.

E nëse Egli kthehet, atëhere paska qenë një stratege e vërtetë e lojës, duke pranuar të shkelë edhe mbi dinjitetin e saj.

egli tako rikthim big brother

Lini një Përgjigje