
Ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku duket se është në rrugën e duhur për t’iu kthyer muzikës. Lajmin e bën të ditur Elton Ilirjani , i cili nëpërmjet disa postimeve të bëra në rrjetet sociale, shpërndau këngën “Jetoj” të Simakut, e ripërpunuar nga një producent muzikor, Mar G Rock.
Më tej zbulohet se për këtë projekt, shumë shpejt Parashqevi Simaku do të publikojë një videoklip.
“Premtimi që Flutura do të rikthehej po bëhet realitet. Shumë shpejt një videoklip i sapo mbaruar! Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri të xhiruar dje në Neë York City” shkruan Ilirjani.

Lini një Përgjigje