TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Tetor 2023, 10:21

Një jetë së bashku, David Beckham tregon sekretet e martesës jetëgjatë

Shkruar nga Pamfleti

Një jetë së bashku, David Beckham tregon sekretet e martesës

David Beckham dhe Victoria janë padyshim një nga çiftet më jetëgjatë në botën e spektaklit dhe tërheqin vëmendjen kudo që ndodhen me paraqitjen e tyre, sigurisht shumë të zgjedhur.

Ata u martuan në korrik të 1998, kanë 4 fëmijë: Brooklyn, 24 vjeç, Romeo, 21 vjeç, Cruz, 18 vjeç dhe Harper 12 vjeç.

David u shpreh se sekreti është kompromisi i vazhdueshëm.

Në dokumentarin “Beckham”, i cili flet pikërisht për jetën e drejtuesit të skuadrës Inter Milan, sigurisht, ka edhe disa detaje të marrëdhënies së tij me dizajneren e modës, Victoria Beckham.

David, 48 vjeç, u shpreh se kompromisi për të arritur plotësimin e nevojave të njëri-tjetrit është sekreti i një martese të lumtur. “Ne punojmë bashkë. Është gjithnjë të japësh dhe të marrësh” shpjegoi ai dhe shtoi: “Martesa është një punë e vështirë. Ne jemi të zënë. I them gjithmonë Victoria-s se unë kam më shumë punë, ndërsa ajo më thotë se ajo ka më shumë punë”.

Më tej, vijoi: “Ne kemi 4 fëmijë, të cilët gjithmonë po shkojnë në drejtime të ndryshme, por ne e vendosim si prioritet kohën me gjithsecilin. Kështu kemi bërë gjithmonë dhe duket se kjo po funksionon”.

david beckham martesa sekret

Lini një Përgjigje