
Nita Latifi ishte e ftuar këtë javë në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ajo i është përgjigjur 25 pyetjeve që lidhen me karrierën dhe jetën e saj në përgjithësi.
Mes të tjerash, ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, është pyetur edhe për debatin e saj virtual me opinionisten Zhaklin Lekatari, pak ditë më parë.
“Komunikimi mes meje edhe Zhakut mbetet diçka private, çka mundem të them është se ka pasur një agresivitet edhe ton të ashpër edhe ofendime ose komentimi i karrierës time që m’u duk qesharak”, tha Nita.
Kjo erdhi pasi Nita bëri një reagim publik pas një statusi që Zhaklina publikoi në Twitter nga Beogradi, ku shkruante ndjehej “e sigurt” atje, sepse nuk kishte shqiptarë.
Lini një Përgjigje