TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Maj 2023, 16:57

Armaldo poston foton duke luajtur shah, Luizi "rrëmben" vëmendjen me komentin epik

Shkruar nga Pamfleti

Armaldo poston foton duke luajtur shah, Luizi "rrëmben"

Fituesi i Big Brother Vip2, Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri kanë qenë një nga dyshet më simpatike në këtë edicion, marrëdhënia e të cilëve cilësohej shpesh si dashuri-urrejtje.

Zënkat mes tyre ishin të shumta, ama ata vazhdonin të shpenzonin kohë me njëri-tjetrin e madje të bënin edhe batuta.

E mesa duket kështu po vazhdon të jetë edhe pas përfundimit të programit.

Armaldo ka postuar një foto në profilin e tij të Instagram-it, ku ka shkruar: “Fito me elegancë, humb me dinjitet”.

Mirëpo ajo çfarë mori vëmendjen ishte komenti epik i Luizit i cili i shkroi: “Ose mos luaj fare kur nuk di.”, gjë që shkaktoi të qeshura tek ndjekësit si dhe tek moderatorja Arbana Osmani.

Armaldo poston foton duke luajtur shah, Luizi "rrëmben"

Nga ana tjetër, Armaldo nuk ia kurseu një kundërpërgjigje Luizit duke i shkruar: “akoma do të marrësh vëmendje edhe jashtë nga unë o burr i dheut?”

Armaldo poston foton duke luajtur shah, Luizi "rrëmben"

Në fakt duket se Luizi i ka marrë ‘like'-t Maestros sepse deri tani komenti i tij ka mbi 12 mijë pëlqime, kurse postimi Armaldos 8 mijë, sikurse kanë vënë re edhe komentuesit në sektorin e komenteve.

 

armaldo luizi koment

Lini një Përgjigje