TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Maj 2023, 10:34

Humori i zi/ Dea Mishel: Familjarët e mi morën kërcënime me vdekje, nuk kursyen as kushërirat e mia të vogla

Shkruar nga Pamfleti

Humori i zi/ Dea Mishel: Familjarët e mi morën kërcënime me

“Familjarët e mi kanë marrë kërcënime me vdekje”. Kështu u shpreh Dea Mishel teksa ishte në emisionin e “E Diell”.

Duke komentuar rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP 2”, ish-finalistja u shpreh se nga nominimi Luiz-Efi-Kiara apo për humorin e zi, familjarët e saj kanë marrë komente negative dhe janë ndjerë shumë keq.

“Kanë marrë kërcënime me vdekje. Kushërirat e mia të vogla bullizoheshin në shkollë se janë kushërirat e mia. Janë prekur shumë. Edhe tani thonë sa mirë që u mërzite, po u mërzita se edhe unë jam njeri”, tha Dea.

Ish-banorja e BB VIP shtoi se më pas këta persona kanë ndryshuar mendim për të dhe e kanë mbështetur.

“Tani shoqet e kushërirave u thonë se duan të bëjnë fotografi me mua. Prindërit i përgëzojnë për mua. 90 për qind e atyre që më kritikonin kanë ndryshuara mendim”, tha Dea Mishel.

dea mishel familjaret kercenime

Lini një Përgjigje