TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Maj 2023, 13:52

Luizi dhe Olta në filmin e parë bashkë do jenë burrë e grua

Shkruar nga Pamfleti

Luizi dhe Olta në filmin e parë bashkë do jenë burrë e

Para pak kohësh u mësua se ish banorët e Big Brother Vip 2 do të jenë pjesëmarrës në një film, i cili do të mbajë firmën e Eduart Grishajt si regjisor dhe producent. Madje, përflitet se bashkëshorti i Arbana Osmanit nuk do paguajë ‘kokërr leku’ për ish-banorët e famshëm, por kjo mbetet në kuadër të thashethemeve.

Por ajo ç’ka na kuriozonte ishte roli i Luizit dhe Oltës. Edhe pse në shtëpinë e famshëm Olta dhe Luizi ishin kundërshtarë ‘të betuar’, në filmin e Edit, ata do jenë çift, burrë e grua.

Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja Luiz-Olta.

Kimia e tyre u pa në Big Brother, kështu që është e sigurt që do të jetë interesante edhe në film.

Deri atëherë na mbetet të presim! Olta gjithashtu shpesh herë është shprehur se Luizin e ka mik tani që gjithë loja mbaroi.

luizi olta filmi burre dhe grua

Lini një Përgjigje