
Këngëtari i njohur Endri Prifti ka rrëfyer shpesh herë për djalin e tij të vogël dhe mallin e madh që ka për të, pasi kishte tre vite pa e takuar. Fatmirësisht, në ‘Goca dhe Gra’, artisti pranoi se më në fund ishte ribashkuar me djalin katër muaj më parë:
“Kam 2 djem. Tani e takova edhe djalin e vogël, para katër muajsh pas tre vitesh. Më erdhi vetëm më tha më ka marrë malli. Më iku truri fare mua. Nuk ka gjë më të bukur se të jesh afër fëmijëve. Kur nuk e shikoja djalin e vogël, më dukej vetja bosh. Nga mungesa edhe abuzonim një çikë. Nga një gotë tani do e pimë ne. Një gotë raki ngordh mikrobet”, tha ai.
Endri ka treguar gjithashtu se për shumë kohë nuk e ka takuar të atin e tij, për shkak dhe të largësisë, por gjithsesi këngëtari u shpreh se e ka falur për mungesën e tij prej një kohë shumë të gjatë, që edhe pse shkëmbehej në rrugë, ai nuk i fliste.
“Unë fal çdo njeri në jetë. Jeta kështu ishte atëherë, komunizëm. Unë babin se kam parë asnjëherë, vetëm në rrugë. Kështu ishte jeta. Kur kaluan shumë vite, e takuam në një dasmë. Do donim ta takonim, por kaluan shumë vite dhe ai s’kishte më forcë të na takonte. Kështu ndodhi. Ishim larg. Të falur janë të gjithë”, tha Endri.
Lini një Përgjigje