Modelja Endi Demneri është në pritje të ëmbël dhe pritet të bëhet nënë për herë të parë.
Sipas raportimeve nga "Iconstyle", ajo ka organizuar së fundmi një festë 'gender reveal' në Sarandë, ku është zbuluar se pret një djalë. Babai i fëmijës është Krenar Çoçaj.
Ky zhvillim i jep përgjigje edhe dyshimeve që qarkulluan prej kohësh mbi identitetin e partnerit. Të njëjtat burime konfirmojnë se Çoçaj është babai i bebit.
Lidhja mes tyre u përfol gjatë verës së kaluar, pasi u publikuan pamje të dyshes në Ibiza, ku afrimiteti i tyre u interpretua si shenjë e një romance.
Deri tani, as Endi Demneri dhe as Krenar Çoçaj nuk kanë bërë një deklaratë publike për këtë fazë të re në jetën e tyre. Megjithatë, burime pranë tyre bëjnë të ditur se çifti pret një djalë.
Zbulimi i gjinisë në Sarandë është mbajtur në një rreth të ngushtë, larg vëmendjes publike, ndërsa modelja vazhdon të tregojë diskrecion gjatë kësaj periudhe. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një konfirmim publik në vijim.
Lini një Përgjigje