TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Prill 2026, 14:35

“Kishte një bisedë pas”, Dasara Karaiskaj: Pse familja e Olës kundërshton lidhjen me Adionin

Shkruar nga Pamfleti

“Kishte një bisedë pas”, Dasara Karaiskaj: Pse familja e

Në “Ferma VIP” janë regjistruar tensione të reja pas hyrjes së Fabjonit, vëllait të Fabjolës, i cili i ka kërkuar asaj të largohet nga gara dhe ka shprehur hapur kundërshtimin ndaj marrëdhënies së saj me Adionin.

Qëndrimi i tij i prerë e ka vendosur Olën përballë një dileme mes presionit familjar dhe ndjenjave personale. Në fund, ajo ka vendosur të vijojë garën, por me kushtin që të ndërpresë lidhjen me Adionin.

Situata është komplikuar më tej nga deklaratat e mëhershme të Adionit, i cili ka pranuar se është i dashuruar jashtë formatit.

Ndërkohë, në “Ferma Club”, gazetarja Dasara Karaiskaj ka komentuar zhvillimet, duke theksuar se familja e Olës ka rezerva ndaj Adionit për shkak të dallimeve kulturore dhe fetare, tema që sipas saj janë diskutuar edhe brenda programit.

“Ka një bisedë pas, që ka bërë Fabjola me Sonin që ka shpejguar kulturat fetare dhe shumë gjëra që hynjë në lojë. Që në shkojmë në kishë. Kultura dhe formimi kanë rëndësinë e vet. ajo që bëri i vëllai nuk më duket kaq e madhe sa e kanë bërë. Të ccështjet familjare është mirë të mos ndërhy askush“, u shpreh Dasara Karaiskaj.

Karaiskaj shtoi se ndërhyrja e vëllait nuk është aq e rëndë sa është paraqitur dhe nënvizoi se çështjet familjare duhet të mbeten private dhe të mos ndikohen nga faktorë të jashtëm.

Lini një Përgjigje