
Këngëtarja e njohur Fifi ka ndarë një rrëfim personal mbi përjetimet gjatë shtatzënisë dhe momentet e para të mëmësisë, duke zbuluar edhe një episod emocional.
E ftuar në podcastin “Mam” të Orinda Hutës, Fifi tregoi se reagimi i saj nuk ishte ai që pritej kur mësoi gjininë e fëmijës. Këngëtarja pranoi se dëshira e saj ishte të sillte në jetë një vajzë, dhe për këtë arsye e përjetoi me emocione të forta momentin kur mësoi lajmin se do të bëhej me djalë.
“E vetmja frikë e imja është se do më dalë çun, se e doja gocë. Kam qenë duke fluturuar prej Boston në New York dhe më erdhi njoftimi, ma dërgoi gjinekologia dhe unë i thashë ‘të lutem mos më trego që është çun’ dhe ajo më tha ‘Zemra është çun’. Kam qarë 40 minuta në aeroport, e doja gocë. E doja gocë sepse unë i dua shumë gocat, e doja gocë sepse Adisi e ka një djalë, e doja sepse doja që ai ta përjetonte për herë të parë me mua gocën”, u shpreh Fifi.
Megjithatë, këngëtarja theksoi se ky ishte një reagim i momentit dhe se ndjenjat e saj ndryshuan plotësisht me kalimin e kohës, veçanërisht pas lindjes së fëmijës.
Ajo e përshkroi takimin e parë me të birin si një nga momentet më të forta të jetës së saj, duke treguar se përjetimi i dukej sikur zgjati shumë më tepër sesa në realitet.
“Të gjithë më thoshin se ishte momenti më i bukur në botë kur ta vënë te krahu dhe realisht ishte. Ai 1 sekondëshi kur ma vunë në krah, më është dukur si 10 minuta. E kam pasur sloë motion në momentin prej kur ka dalë deri kur ma kanë vënë te krahu. Kur kam parë videon mbrapa. Një prej pyetjeve ishte se si do ta rris, ca është ky. Fjalia tjetër që i kam thënë vetes mos ma jepni te krahu. E shihja ua hunda e vogël”, tha ajo.
mos ki merak, do bohet trans!