
Dea Vieri, e cila u bë e njohur në spektaklin ‘Love Story’ ishte pjesë e panelit ‘Trotuar’ në ‘E Diell’ ku konfirmoi se është në një lidhje romantike, e cila, sipas saj, nisi në një mënyrë jo të zakonshme.
Ish-banorja e Big Brother rrëfeu se prej afro një viti është në një lidhje serioze dhe ka nisur bashkëjetesën me partnerin e saj.
“Do thoja për lidhjen time që ka nisur shumë çuditshëm, se jemi njohur nga miqtë e përbashkët, dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se partneri im ishte ai që hodhi hapin e parë e më tha që: “Unë nuk dua të kem një gjë për qejf me ty, unë të kam qejf.
Nëse ne të dy njihemi, unë nuk kam kohë për të humbur.” Kam gati një vit e pak me këtë djalin, është një lidhje serioze, bashkëjetojmë bashkë, tani jemi shumë mirë“-tregoi Dea.
Lini një Përgjigje