TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Janar 2025, 12:33

“Na panë sytë tm*err në dasmë”, Marjola Kacani: Nusen e kishin rrëmbyer dhe nisi sherri me thi*ka

Shkruar nga Pamfleti

“Na panë sytë tm*err në dasmë”, Marjola Kacani:

Marjola dhe Jurgen Kacani, motër e vëlla këngëtarë, ishin të ftuar në Glamour Zone, ku zbuluan një episod shumë dramatik, të ndodhur gjatë një ceremonie dasme, që mund të ishte kthyer edhe në tragjedi.

Cili është episodi më dramatik që mund të keni pasur gjatë një feste, dasme apo koncerti?

Marjola Kacani: Ka qenë një dasëm që ndoshta ishte bërë pa pëlqimin e familjes së vajzës dhe djali ishte detyruar ta rrëmbente e të bënte dasëm. Aty kam parë se diçka ndodhi, nuk e mbaj mend konkretisht se nga kush erdhi sherri, por ka plasur një sherr me grushta, me thika e pirunj.

Edhe me thika?

Jurgen Kacani: Po dasma ka thika

Marjola Kacani: Në sherr u përfshinë njerëz të brendshëm jo dhëndri apo nusja. Por kur dëgjova historinë, kjo dasmë është bërë pa vullnetin e njerëzve të nuses. Se kush ishte shkaktari nuk e…di

Vazhdimësia ishte aty, në polici, apo spital?

Marjola Kacani: Ndodhi në lokal. Dasma u prish. Unë kisha punën time e vazhdova, nuk e di se çfarë ndodhi. Besoj se ka shkuar edhe në polici.

Nuk pati plagosje që të arrinte në spital?

Marjola Kacani: Edhe gjak më panë sytë. Ishte momentale, shumë e shpejtë dhe thjesht kam ikur në ato moment.

 

marjola kacani dasme thika

Lini një Përgjigje