TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Janar 2025, 12:14

“Rri gjithë ditën duke ngrënë”, Klajdi ‘shpërthen’ ndaj Rozanës: Më fal që më haet, nuk kam puthur by*thë për të fituar festivale

Shkruar nga Pamfleti

“Rri gjithë ditën duke ngrënë”, Klajdi

Klajdi dhe Rozana në javët e fundit janë përfshirë në disa debate të forta, ku banori ka ngritur akuza se Rozana i ka përmendur bukën.

Mbrëmë, ai tha se Rozana e ofendon për shkak se i doli kundër, e po ashtu edhe se banores i ka hipur vetja në qejf. Nga ana tjetër, Rozana tha se Klajdi dy herë që ka qenë në nominim, e ka sulmuar duke i thënë madje se nuk është artiste.

Klajdi: Jam i lumtur që jam i varfër. Më është q*rë nëna, kam qenë në gjithë botën. Nuk kam puthur b*thë dhe nuk kam tradhtuar miq e kolegë për të fituar festivale. Kërcitja ime me Rozanën ka nisur javë më parë. Më ka injoruar nga inati që i kam dalë kundër. Nuk e pranon asnjëherë që e ka gabim. I ka hipur vetja në qejf. Po shpërfytyrohet. Unë ha bukë se më haet, më fal që më haet pra.

Rozana: Nëse Klajdi ka studiuar, unë nuk vij këtu për të studiuar. Klajdi dy herë që ka qenë në nominim, vjen tek unë. Mua nuk më intereson a viktimizohet Klajdi, se unë i përmend bukën. Fakti që Klajdin e kam parë ose duke ngrënë, ose duke pirë cigare, kështu e kam studiuar. Pasi më tha që jam artiste, tani nuk dola artiste. Çfarë kupton Klajdi me fjalën ordinere?

Klajdi: Mënyra si m’u solle ishte e turpshme. Ordinere do të thotë e zakonshme.

klajdi musabelli sherr rozana radi

Lini një Përgjigje