
Loredana Zefi ka zbuluar kohët e fundit romancën me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi. Dyshja tashmë nuk fshihen dhe postojnë shpesh foto dhe video së bashku. Kjo lidhje e re dhe shumë e komentuar ka marrë vëmendjen e shumë personave, mes tyre edhe të ish-partnerit të Loredanës, artistit Mozzik.
Ky i fundit, postoi me ironi një foto të skuadrës kundërshtare të Karim, e më pas shkroi se e gjitha është me shaka. Më pas në klipin e ri “Forever Together” me Kidën, 27-vjeçari i bëri një ‘diss’ duke përmendur disa emra të vajzave, të cilat i kishte përfshirë në një këngë më parë reperja shqiptare.
Ndërsa në postimin e fundit, duket se është në kërkim të një vajze, kjo pasi ai pozon me një kanotierë që shkruan ‘Single daddy’.
“Baba beqar”– shkruan Mozzik përkah fotos, duke lënë të kuptojë se për momentin nuk ka njeri në krah.
Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana kanë së bashku një vajzë të quajtur, Hana.
E vogla kalon kohë me të dy prindërit që jetojnë në shtete të ndryshme, Zvicër dhe Kosovë.

Lini një Përgjigje