TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Gusht 2024, 14:28

Motra e saj ‘fiton luftën’ me kancerin, Vildane Zeneli: Kjo është dita më e lumtur

Shkruar nga Pamfleti

Motra e saj ‘fiton luftën’ me kancerin, Vildane Zeneli: Kjo

Vildane Zeneli ka rrëfyer se motra e saj ka fituar betejën me kancerin.

Ajo ka rrëfyer se pas 9 muajsh luftë me sëmundjen e rëndë, e motra ka përfunduar kimioterapinë.

Vildane Zeneli shkruan se sot është dita më e lumtur për të dhe familjen e saj, edhe pse kanë edhe shumë punë për të bërë.

“Përfundoi kimioterapia! Jam shumë krenare për motrën time! Pas 9 muajsh në betejë me kancerin, mastektominë dhe 16 kimioterapi, ajo i ra ziles sot! Kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo është dita më e lumtur e vitit për mua dhe familjen time”, shkroi ajo.

Ndërkohë postoi edhe një imazh të së motrës para se të diagnostikohej me kancer, dhe u shpreh: “Kaq krenare për ty, mezi pres të të shoh sërish kështu”.

Motra e saj ‘fiton luftën’ me kancerin, Vildane Zeneli: Kjo Motra e saj ‘fiton luftën’ me kancerin, Vildane Zeneli: Kjo

vildane zeneli motra kanceri

Lini një Përgjigje