TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Janar 2024, 09:35

Monika, Arjola dhe Paloma “rikthejnë” Big Brother 1: Nuk jemi zënë, deshi publiku të na shihte të zëna

Shkruar nga Pamfleti

Monika, Arjola dhe Paloma “rikthejnë” Big Brother 1: Nuk jemi

Monika Lubonja, Arjola Demiraj dhe Paloma ishin të ftuara në emisionin “S’e Luan Topi” këtë të shtunë, ku kanë komentuar disa prej momenteve më pikante të kaluara në “Big Brother VIP 1”.

Ato theksuan se ende e ruajnë miqësinë që krijuan në shtëpinë më të famshme në vend.

Monika: Nuk jemi zënë, deshi publiku të na shihte të zëna, nuk është aq e lehtë, sa u qetësuam.

Arjola: E lashë Monikën të bridhte sa tek bakllavaja sa tek kadaifi.

Paloma: Ku e lamë Ilirin, marrëdhënien me Ilirin?

Monika: Atë e di ai, Iliri mua më quajti bakllava dhe kadaif, më në fund Iliri përfundoi mik me Donaldin, kush ishte bakllavaja? Unë nuhatjen e kisha shumë të mirë. Ata të dy janë miq. Unë s’i kam takuar.

Arjola: Përse s’e nominove asnjëherë Ilirin?

Monika: Ishim për lojë aty. Arbana tha ‘kush do të dalë i fituar nga votat e banorëve, do të shkojë në finale’. Unë tani Arjolën e dija që e kisha me vete, Doni nuk ma jepte votën. Ishte vetëm iliri, unë si do t’ia prishja mendjen?! Kjo është loja, bëra një lloj matemaike.

 

Monika: E di si ka qenë historia e kësaj skene? Unë nuk e kam parë se kam pasur shumë siklet.

monika lubonja arjola demiri paloma

Lini një Përgjigje