
Bardhi Idrizi dhe menaxheri i tij, Jetmir Agaj kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin e tyre, pas shumë akuzash e deklaratash ndaj njëri-tjetrit.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në një postimi në Instagram, përmes të cilit njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë rrugën si artist i pavarur.
“Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirë! Prej sot desha t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agaj. Si artist, dua t’i falënderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës të parë. Rrugëtimi im vazhdon si artist i pavarur me të njëjtin pasion dhe vullnet për muzikën. Shihemi së shpejti me projekte të reja”, shkroi Bardhi në postimin e tij në ‘InstaStory’.

Pas postimit të këngëtarit, dhe Jetmir Agaj konfirmoi gjithashtu shkëputjen e bashkëpunimit duke shpërndarë postimin e Bardhit.

Kujtojmë se përplasjet mes tyre nisen pas pjesëmarrjes së Bardhit në Big Brother VIP Albania, një krisje ku ishte e përfshirë partnerja e këtij të fundit, Sara Gjordeni.
Shumë u aludua se Jetmir Agaj ishte kundër lidhjes së çifit, gjë që kishte shkaktuar debate mes tij dhe Sarës, e cila po ashtu ka reguar ashpër atë kohë.
Lini një Përgjigje