TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Korrik 2024, 15:18

Vendosin këngën e Shakirës në stadium, reagimi i Pique është për të mos u humbur (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Vendosin këngën e Shakirës në stadium, reagimi i Pique

Nëse Gerard Pique mendon se ndarja e tij me Shakiran është harruar, ka gabuar.

Publiku është akoma shumë i interesuar për rrjedhat mes këngëtares dhe ish-futbollistit, aq më tepër që Shakira i ka shprehur ndjenjat e saj përmes këngëve virale.

Në ‘La Velada del Ano IV’, më 13 korrik, Pique u detyrua të shikonte hijet e tij me të dashurën Clara Chia, kur në stadium u lëshua një këngë e Shakiras, të cilën ia kishte dedikuar atij.

Reagimi i tij, siç pritej, nuk ka kaluar pa u vënë re.

Ngjarja vjetore e organizuar nga Ibai Llanos mblodhi së bashku transmetues, krijues të përmbajtjes dhe të famshëm në stadiumin ikonik Santiago Bernabeu në Madrid.

Pique u mundua të fshihej, teksa ishte me fëmijët: Sasha dhe Milan.

Ndërsa shfaqej i qetë, sjellja e tij ndryshoi tërësisht kur filloi kënga, pasi të gjithë sytë u kthyen nga ai.

Të pranishmit u ngritën në këmbë dhe kënduan këngën me zë të lartë, ndërsa disa prej tyre po e xhironin reagimin e Pique.

Që pas ndarjes nga Shakira, Gerard ka nisur një romancë të re me Clara Chian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ElGordoyLaFlaca (@elgordoylaflaca)

gerard pique shakira stadium

Lini një Përgjigje