
DJ dhe producenti legjendar Tomcraft , emri i vërtetë Thomas Bruckner, ka humbur jetën në moshën 49-vjeçare. Lajmi i trishtë është konfirmuar nga familja dhe miqtë e tij.
Në një postim të shpërndarë në platformat e tij të mediave sociale, familja e Bruckner shkroi:
“Me zemër të thyer duhet t’ju informojmë se më 15.07.2024, babai dhe bashkëshorti ynë i dashur ka ndërruar jetë”.
“Ne do të të mbajmë përgjithmonë në zemrat tona dhe do të të duam derisa të ribashkohemi përsëri. Sinqerisht, familja jote”, kanë shkruar ata.
Mediat e huaja shkruajnë se shkaku i vdekjes së tij nuk u konfirmua.
Lini një Përgjigje