TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Nëntor 2024, 10:36

Më mirë vonë se kurrë! Artiola Toska shtatzënë në moshën 51-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Më mirë vonë se kurrë! Artiola Toska shtatzënë

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Artjola Toska pritet të bëhet nënë për herë të parë në moshën 51-vjeçare.

Mësohet  se Toska është në pritje të ëmbël në muajin e gjashtë të shtatzanisë.

Toska në çdo dalje televizive dhe intervistë të dhënë dhe pse shumë të rralla, ka folur me emocion rreth boshllëkut që i ka shkaktuar mungesa e pasjes së një fëmije dhe mos përjetimi i ndjenjës së mëmësisë.

Por ja që mrekullitë ndodhin dhe sot është dita që këngëtarja e dashur e të gjithë brezave të festojë.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë shtatzani të mbarë dhe sa më shumë lumturi.

Ende nuk ka patur asnjë reagim nga këngëtarja për ta konfirmuar nëse lajmi është i vërtetë

 

artiola toska shtatzene

Lini një Përgjigje