
Avokatët mbrojtës të reperit të njohur, P. Diddy kanë kërkuar sërish nga gjykata që t’i urdhërojnë dëshmitarët të mos japin deklarata jashtë gjykatës, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që ka marrë skandali.
Dëshmitari Courtney Burgess, ka dhënë shumë intervista gjatë ditëve të fundit përfshirë edhe avokaten e tij, Ariel Mitchell, ndërkohë që krijuesi i hitit “I’ll Be Missing You”, i ka quajtur këto deklarata si të pavërteta dhe se kanë për qëllim të njollosin emrin e tij.
Mitchell thotë se është ftuar të dëshmojë pasi ka qenë i pranishëm dhe ka parë disa video eksplicite, në të cilat shihet Diddy dhe të tjerë të famshëm duke kryer marrëdhënie intime.
Ekipi i avokatëve të Diddyt, duke u bazuar në dokumenteve gjyqësore, ka deklaruar se autoritet kanë qenë duke hetuar rastin e reperit për gati një vit. Ata kanë deklaruar se mostrajtimi i këtyre pretendimeve si mashtrime, konspiracionet nëpër rrjete sociale po vazhdojnë të përhapen e të krijojnë gënjeshtra ndërkohë që mendojnë se klienti i tyre mund të mos gjykohet fer, si pasojë e vëmendjes mediatike që ka marrë rasti i tij.
Lini një Përgjigje