TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Shkurt 2024, 15:46

Mbaroi shkëlqyeshëm shkollën në Zvicër, familja rikthen Ina Pojanin në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Mbaroi shkëlqyeshëm shkollën në Zvicër, familja rikthen

E ftuar në podcasting “PPP” këtë të diel ishte Ina Pojani. Sipërmarrësja, e cila drejton “Dhëmbi i Ëmbël” është shumë e njohur për ëmbëlsirat e saj, por jo vetëm. Diplomuar shkëlqyeshëm në Zvicër, Ina rikthehet në atdhe:

Anja: Pse nuk vendose të rrish në Zvicër? Çfarë të bëri të kthehesh në Shqipëri?

Ina: Unë Anja kam qenë një punëtore shembullore. Kam ardhur nga Zvicra me rekomandime shumë të mira. Intershipet i kam bërë në Zyrih dhe e dyta tek Sheratoni. Kisha mundësinë që rrija atje dhe kam patur ofertë pune. Por ishte një periudhë që më duhet të operoja babin dhe gjyshin. Ishte periudhë shumë e ngarkuar për ne dhe duhej të gjendej dikush. Ne si familje jemi mësuar që rrimë shumë ngushtë me njëri tjetrin. Largesa ime në atë periudhë që ishte familja ime, m'u duk egoizëm. Nuk jam penduar kurrë. Por jam e mendimit që një njeri i shkathët do ia dalë kudo.

(min. 5:45 deri 7: 50)

ina pojani zvicer rikthim

Lini një Përgjigje