TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Shkurt 2024, 15:43

“Më ftoi në hotel për katërshe”, grimieri: Jam gati të përballem me Meritonin

Shkruar nga Pamfleti

“Më ftoi në hotel për katërshe”, grimieri: Jam

Grimieri Dario Doka, ka publikuar një seri postimesh në Instagram ku ka ngritur akuza të ashpra ndaj Meriton Mjekiqit. Në një nga postimet e tij, Doka ka shkruar: “Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”.

Këto deklarata vijnë pasi Dario u shpreh i revoltuar me veprimet e Meritonit dhe Ilnisës, që përmendën indirekt vajzën e Ledjonës në shtëpi, duke e bërë atë të ndjehet keq për mungesën e madhe që ndjen për vajzën e saj të vogël.

Sot “Fan Club në Top Channel” ka kontaktuar me Darion në një lidhje telefonike i cili tha se është gati të përballet me Meritonin nëse ai do lidhur me këto deklarata.

“Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamera me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private.

Nuk pranova të takohem se nuk jam tip që bëj nga këto gjëra dhe më bëri bllok menjëherë pasi refuzova. Jam gati të përballem me të nëse ai e kërkon,” tha Dario Doka.

hotel katershe meritoni perballje dario doka

Lini një Përgjigje