
Çfarë po ndodh në Big Brother Vip3? Banori më i ri në shtëpinë e famshme është Silvi Forte, i cili para se të ishte pjesë e shfaqjes reality dha një intervistë për “Fun Club”.
Silvi, emri i vërtetë i të cilit është Silver Topalli, pavarësisht se nuk njihet nga shumica e audiencës, mësohet se është reper dhe këngëtar. Mes të tjerash, ai ka treguar se ka pasur një njohje më shumë me banoren e Big Brother, Sara Gjordenin.
Pyetjes se a ka flirtuar me ndonjërën prej tyre, Silvi tha: Po me Sarën, do dalin fotot.
Ndërkohë që Sara ka krijuar një “lloj” lidhje me Bardhin, i përmend këtij të fundit lidhjen e lënë pezull me boksierin dhe ky i fundit i dërgon një dron si për t’i treguar shtëpisë dhe të gjithë shqiptarëve që lidhja e tyre nuk ka përfunduar.
Endrik Beba ishte banori, i cili gjithashtu kishte patur një histori dashurie disa vjeçare me Sarën e madje ky i fundit e akuzonte vajzën nga Kuçova se kishte gënjyer kur kishte folur për lidhjen e tyre. Ndërkohë që tani hyn Silvi, i cili “kërcënon” me foto.
Çfarë po ndodh me produksionin? Po fut brenda të gjithë të dashurit e Sarës kudo që ndodhen? Mbase Sara ndërgjegjësohet që lista mund të zgjerohet dhe largohet nga shtëpia, ose……..antireklama është reklama më e mirë…ku i dihet?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje