TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Shkurt 2024, 11:58

“Motiv i jetës time”/ Alban Skënderaj do të mbajë koncert në stadiumin “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

“Motiv i jetës time”/ Alban Skënderaj do të

Me anë të një postimi në Instagram, bashkangjitur posterit zyrtar, me shumë rreshta, Alban Skënderaj njofton se do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”, që do të titullohet “Motiv i jetës time” dhe që përshkruan jo vetëm një nga hitet e tij më të mëdha, jo vetëm 20 vitet në skenë, por edhe gjithë rrugëtimin në muzikë.

Skënderaj përshkruan gjithë emocionet që ndjen, teksa nis “aventurën” për të na dhuruar shfaqje më 6 qershor, po ashtu rrëfen emocionet që ka kaluar bashkë me publikun e tij në vitet që u kthyen në dekada, ndërsa na përshkruan pak edhe nga ajo që do shohim në skenë, edhe pse detaje të tjera me gjasë do i mësojmë në vazhdim.

Këngëtari bëhet kështu i dyti që do të mbajë një koncert në “Air Albania”, pas Elvana Gjatës vitin e shkuar, ndërsa premton edhe ai një super shfaqje.

alban skenderaj koncert motiv i jetes time

Lini një Përgjigje