
Mateo Borri pati mbrëmjen e sotme mundësinë të largohej për pak orë nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, pasi fitoi të drejtën për të dhënë një intervistë në premierën e sezonit të shtatë të emisionit “Goca dhe Gra”.
Gjatë intervistës, ai foli për eksperiencën në reality show dhe theksoi se synon ta fitojë garën me forcat e veta.
“Dua ta fitoj vetë Big Brother. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa kur të vlerëson publiku. Publiku ka vlerësuar sjelljen time njerëzore. Unë i luftoj gjërat negative. Unë nuk do dorëzohem. Unë po luaj me zemër,” u shpreh ai.
Mateo u ndal veçanërisht te marrëdhënia me Brikenën, duke pranuar se ajo ndikon në lojën e tij. Mateo u shpreh se 'momentet më të bukura në shtëpi janë ato me të'.
“Kur jam me Brikenën ajo më ndan nga loja. Kur jam me të humb edhe shumë debate. Asaj ia kam thënë të gjitha. I kam thënë të uli pak egon. E kam shumë xhan. Dashuri me imponim nuk ka”, tha ai.
Megjithatë, ai shtoi me humor se nuk kishte marrë një përqafim prej saj.
“Por nuk mora përqafim nga ajo, do ia jap unë me zor. Momentet më të bukura janë kur rri me Brikenën", deklaroi Mateo.
Në intervistë, ai foli edhe për raportet me disa prej banorëve të tjerë. Mateo u shpreh se nuk ka marrëdhënie të mira me Rogertin, Mirin dhe Artanin.
“Aty jam i rrethuar nga energji negative. Nga Rogerti, Miri dhe Artani ndjej energji negative. Ata janë pa karakter”, u shpreh konkurrenti.
Deklaratat e tij pritet të ndikojnë në dinamikat brenda shtëpisë, ndërsa gara në “Big Brother VIP 5” vijon me tensione dhe aleanca të reja.
Lini një Përgjigje