TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Shkurt 2026, 21:54

Sulmohet fizikisht moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Sulmohet fizikisht moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti (Video)

Moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti është sulmuar fizikisht.Pamjet e incidentit kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi në media dhe rrjete sociale.

Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë të një biznesi, publikuar nga Indeksonline, shihet momenti kur moderatori është duke ecur në një ambient të jashtëm dhe papritur përballet me një sulm drejt tij.

Në sfondin e videos, pasi ndodh përplasja, dëgjohet Alaudini duke bërtitur drejt personit që e sulmoi: “A je normal ti ej?”.

Deri në këto momente, rrethanat, identiteti i personave të përfshirë dhe motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta.

Policia pritet të zbardhë detajet e ngjarjes, ndërkohë që vetë Alaudin Hamiti nuk ka bërë ende asnjë reagim publik për të treguar rreth gjendjes së tij pas këtij incidenti.

big brother vip kosova alaudin hamiti

Lini një Përgjigje