
Leta, gjyshja e Kiarës, së fundmi është bërë tepër e njohur për publikun shqiptar, sidomos tani që e kemi parë herë pas here të postohet me video komike dhe jo vetëm prej Luizit.
Ditën e djeshme Luizi ka postuar një video teksa bashkëbisedon me Letën për ‘ndarjen’ e Meritonit dhe Ilnisës, ku kjo e fundit u eliminua prej garës në ‘Prime-n’ e shkuar.
Luizi mesa duket ironizonte çiftin pse qau Meritoni kur u largua Ilnsia, duke pyetur Letën: Do me thënë, unë nuk e paskam dashur Kiarën kur iku ë?!
Gjithsesi, mesa është vënë re, Luizi nuk ka bërë asnjëherë asnjë reagim lidhur me ndonjë prej banorëve të formatit ‘BBV3’, madje dhe kur ishte i ftuar natën e një ‘Prime’ nuk la të nënkuptohej se ‘pëlqente’ lojën e ndonjë prej konkurrentëve.
Por pas kësaj video-je të postuar prej tij, janë ngritur disa dyshime…
Mos vallë Luizi mbështet Meritonin? Në mos ai, të paktën Leta, e cila gjatë telefonatës “i qante hallin çiftit”.
Lini një Përgjigje