TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Prill 2024, 11:41

Donaldi kërcënon pas reagimit të Liamit dhe Meritonit: Edhe pak ka ngel shpirti

Shkruar nga Pamfleti

Donaldi kërcënon pas reagimit të Liamit dhe Meritonit: Edhe pak

Pas ‘sulmit’ që Romeo ka marrë orët e para të mëngjesit të sotëm nga Liami dhe Meritoni, ku siç e kemi përmendur herë pas here që debatet e tyre kanë shkuar deri në përmendje të familjarëve, një reagim ka ardhur nga Donaldi, vëllai i Romeos, teksa i del në mbrojtje këtij të fundit.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it, Donaldi shkruan:

“Paska ardh koha e burrave o njerëz, e trimave. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, po me familjen e këtij pse këta trimat? Këta ‘burrat’ këtë quajnë lojë të fortë me përmendje njerëzish nga jashtë dhe ngacmime të vajzës që ke në krahë. Kjo na qenka trimëria o trima? Romeo nuk të dija kaq të duruar! Edhe pak ka ngel shpirti.”- shkruan Donaldi.

Në fakt, jashtë Big Brother-it, binjakët hiqen si shumë të fortë, por brenda shtëpisë, i kemi parë pak të intimiduar, me përjashtim të rasteve kur i duhet të puthin ndonjë vajzë brenda, që të jenë fitues të 100 mijë euroshit.

Donaldi kërcënon pas reagimit të Liamit dhe Meritonit: Edhe pak

donald veshaj kercenim

Lini një Përgjigje